Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se nga dita e mërkurë, nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, për shkak se i janë bllokuar të gjitha xhirollogaritë bankare.
Në njoftim bëhet e ditur se bllokimi i llogarive është bërë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
“Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare”, thuhet në njoftim.
Tutje kompania “Pastrimi” ka njoftuar se nga data 9 shkurt nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
“Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave. Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem”, ka njoftuar kompania.