2 të vdekur nga Covidi, ja sa persona u infektuan në 24 orët e fundit

Aktuale

2 të vdekur nga Covidi, ja sa persona u infektuan në 24 orët e fundit

Nga: A.M. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe  2 viktima nga koronavirusi.

Po ashtu, janë raportuar edhe 787 raste të reja të infektuara me këtë virus, transmeton "Bota sot".

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

08 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. 

Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. 

Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. 

Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021. 

Në total numri i rasteve aktive është 20.995. 

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat