Shtrenjtimi i energjisë/ Loshi: Opozitës dhe Dardanit u duhet një kauzë tjetër për protesta kundër Kurtit

Aktuale

Shtrenjtimi i energjisë/ Loshi: Opozitës dhe Dardanit u duhet një kauzë tjetër për protesta kundër Kurtit

Nga: A.ZH Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:13
Dardan Molliqaj

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se tani partive opozitare dhe Dardan Molliqajt, u duhet një kauzë tjetër për të organizuar protesta kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se qytetarët e shtresës së ulët dhe të mesme sociale, nuk kanë motiv për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, pasi ajo nuk vlen për këto kategori, përcjell Bota sot.

"Nëse vetëm 20 për qind e qytetarëve të Kosovës shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë energji elektrike, siç po vlerësohet dhe se tarifat e reja vlejnë vetëm për këtë kategori, atëherë çfarë problemi paraqet ngritja e çmimit të energjisë elektrike?! Nuk e besoj se shtresa e ulët dhe ajo e mesme sociale kanë motiv për të protestuar për shtrenjtimin e rrymës. Opozitës dhe Dardanit u duhet një kauzë tjetër. Good luck!", ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji, ka marrë sot vendim për shtrenjtim të tarifës për energjinë elektrike deri në 12 për qind, për ata që shpenzojnë mbi 800 Kë në orë energji elektrike./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat