LDK fillon mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

Aktuale

LDK fillon mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Lumir Abdixhiku

LDK-ja ka nisur me mbledhjen e 40 nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili tha se do të kërkojnë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së për të cilët thotë se janë treguar të paaftë në menaxhimin e kësaj situate.

“Në vitin e parë të qeverisë ai po i jep ccmimet më të shtrenjta qytetarëve tanë. Sot në Kuvend pushteti refuzoi edhe të diskutojë mbi këtë temë. Dhe ky refuzim është shenjë që pushteti që i ka krejt nuk duron as debatin e as argumentin si mjet.

Meqë refuzoi diskutimin si mjet në këtë temë ne refuzuam pjesëmarrjen në seancë dhe trajtimin e temave të tjera që përballë krizës së energjisë janë tërësisht të parëndësishme.

“Ne kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRrE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së të vendosur nga Qeveria Kurti që përgjatë gjithë kësaj kohe kanë treguar jokompetencë të plotë, derisa do të kërkojmë edhe mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve qeveritarë që në kohën kur vendet e rajonit merreshin me krizë kanë injoruar krizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat