Partia Socialdemokrate, e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, lidhur me vendimin e ZRRE-së për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë, ka thënë se nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej, teksa shtoi se vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.
Sipas këtij subjekti politik, është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve.
“Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOSTT që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n.
ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti”, thuhet në kumtesën e PSD-së.