Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur dy persona.
Viktimat janë të dy të gjinisë mashkullore ku njëri i takon grup moshës 70-79 vjeç dhe është nga komuna e Shtimës, ndërsa viktima tjetër i takon grup moshës mbi 80 vjeç dhe është nga komuna e Gjakovës.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 787 raste të reja.
Derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 20.995.