Parlamenti i Kosovë ka bërë të ditur shpenzimet e deputetëve për periudhën 2011-2021.
Nga atëherë, hyri në fuqi rregullorja që ligjvënësit të subvencionohen nga buxheti i shtetit për udhëtimet që i realizojnë.
Lidhur me këtë rregullore, që pritet të ndryshohet pas presionit publik, në vitin 2021, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, del se është “kampion” i shpenzimeve për udhëtime.
Ligjvënësi nga Gjakova, për 12 muaj, harxhoi 2 mijë e 790 euro për të gjitha mënyrat e udhëtimet që ai realizoi në këtë periudhë kohore.
Pas tij, vjen deputetja Duda Balje, e cila po në të njëjtën periudhë, shpenzoi 2,730.00 euro.
Vendin e tretë e ka zënë kolegia e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti. Kjo e fundit, nga kuleta e shtetit mori 2,430.00 euro për çështjet e udhëtimit.
Deputetët e tjerë që morën po ashtu mijëra euro nga Thesari i Shtetit janë Albana Bytyqi – 2370 euro, Fidan Haliti 2220 euro, Erxhan Galushi 2100 euro dhe Arta Bajralijaj 2040 euro.