Kaq para i mori për derivate Vjosa Osmani për 4 vjet si deputete

Aktuale

Kaq para i mori për derivate Vjosa Osmani për 4 vjet si deputete

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:53
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpenzuar 3 mijë e 920 euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

Këto shpenzime, Osmani i kishte bërë gjatë katër viteve, nga 2011 deri më 2014.

Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani kishte shpenzuar në vitin 2011 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithësejt 520.

Në total, i bie që ajo për katër vjet ka shpenzuar 3920 euro. Këto të holla Osmani i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat