Afër 25 mijë euro kompensim i ka kërkuar deputetja Duda Balje nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e saj për udhëtim gjatë 10 viteve.
Më së shumti të holla për derivate, ajo shpenzoi në vitin 2018, mbi 4 mijë euro.
Në vitet e tjera, harxhimet janë si vijon:
2011 – 360 €
2012 – 3,270 €
2013 – 3,390 €
2014 – 1,770 €
2015 – 0 €
2016 – 2,493 €
2017 – 2,040 €
2018 – 4,560 €
2019 – 2,400 €
2020 – 1,920 €
2021 – 2,730 €