Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, për vitin 2020, ka shpenzuar mijëra euro për udhëtime.
Kështu u bë i ditur lajmi sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës për harxhimet e ligjvënësve në periudhën 2011-2021.
Në vitin 2020, shihet se Haxhiu, ka marrë 2 mijë e 430 euro nga buxheti i shtetit.
Pas saj, vjen deputeti nga koalicioni VAKAT, i cili i ishte bashkuar GP të AAK-së atëkohë, Rasim Demiri. Ky i fundit para dy viteve, ishte subvencionuar nga shteti me plotë 2 mijë e 340 euro.
Në vendin e tretë është Albert Kinolli nga Grupi 6+ me 2,130 euro, pasuar nga Fidan Jilta me 2 mijë e 10 euro.