Kjo është dita kur Kuvendi mban seancën e radhës

Aktuale

Kjo është dita kur Kuvendi mban seancën e radhës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancën e radhe plenare, me fillim nga ora 11:00.

Përveç shqyrtimit të disa projektligjeve, në këtë seancë pritet të ketë edhe deklarime jashtë dite e pyetje parlamentare.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.​

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat