INDEP-i e quan të ndikuar politikisht vendimin e ZRRE-së

Aktuale

INDEP-i e quan të ndikuar politikisht vendimin e ZRRE-së

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shprehur shqetësim me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për strukturën e re tarifore.

Përmes një komunikate për media këtë vendim e kanë quajtur të ndikuar politikisht.

“Zhvendosja e bllok tarifës nga 600 në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë. Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së. … I bëjmë thirrje Rregullatorit të pavarur të energjisë që menjëherë të rishikojë këtë vendim dhe të ofrojë zgjidhje nga prizmi profesional dhe jopolitik”, thuhet në reagimin e tyer.

Në reagim thuhet se është koha e fundit që Rregullatori të largohet nga ndikimet politike shumëvjeçare.

“Është koha e fundit që Rregullatori të shkëputet nga ndikimet politike shumëvjeçare dhe të krijojë një standard të vendimmarrjes profesionale. Duke hedhur poshtë vendimin e sotëm dhe duke ofruar zgjidhje të balancuar që tejkalon krizën në njërën anë dhe shtynë Kosovën drejt tranzicionit në anën tjetër, ZRRE ka shansin të dëshmohet si organ i pavarur dhe profesionist”.

“Vendimi i sotëm dëmton tregun energjetik, profesionalizmin dhe pavarësinë e Rregullatorit. Vazhdon një avaz të vjetër të nxitjes së konsumit të mëtutjeshëm, dekurajimit të dekarbonizimit dhe bllokimit të tregut të Kosovës””.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat