Tahiri: Vetëvendosje dhe Kurti çfarë kanë përqesh, e kanë veshë

Aktuale

Tahiri: Vetëvendosje dhe Kurti çfarë kanë përqesh, e kanë veshë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:37
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri e ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shkak që sipas tij, deri tani nuk ka bërë asnjë punë të mirë për popullin.

Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, çfarë e kanë përqesh e kanë veshë.

“Vetëvendosja dhe Albin Kurti krejt çfarë e ka përqesh, e ka veshë. Shikoni vetëm punën e naftës, shikoni nuk janë në gjendje me dal me thënë të vërtetën. Këtu duhet me e shpjegu se po e shoh që populli është i irrituar prej politikës dhe këtë kulturë e ka mishëru Vetëvendosja. Tash janë në telash vetë për shkak të praktikës që ata e kanë proklamu, tash qajo praktikë është ka ja hanë krytë”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë se Vetëvendosje “e ka pru punën që kush punon në qeveri me i thënë hajna”.

“Vetëvendosja e ka pru punën që kush punon në Qeveri, ja kush punon në administratë shtetërore me thënë qy këta hajnat, me u paragjyku për punën”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka folur edhe për miratimin e rezolutës së propozuar nga AAK lidhur me pagat në sektorin publik.

Tahiri ka thënë se kjo rezulutë obligon Qeverinë Kurti që Ligjin për Paga ta sjell në afatin e caktuar kohor dhe obligon Kuvendin që të angazhohet më shumë në raport me këtë ligj.

“Koeficienti në Ligjin e Pagave në vitin 2019 ka qenë 239 euro – një koeficient. Që nënkupton që paga më e vogël e një punëtori teknik në shkollë ka qenë 1,35, që i bie rreth 420 euro një punëtori me Ligjin e ri. Në atë kohë një bukë ka qenë 30 cent, një litër qumësht ka qenë 80 cent, një litër vaj ka qenë 95 cent. Të gjitha këto çmime tash kanë hyp diku prej asaj kohe deri tash, diku rreth 30 për qind. Unë kërkova që përveç se nuk guxon me u zvogëlu koeficienti, kërkova që koeficienti të kalkulohet në raport me shpenzimet aktuale për shkak se realisht çmimet e tregut tashmë janë të papërballueshme. Kërkova që të vie edhe njëherë në mars në formë që periudha kohore mars-prill të jetë periudha e konsultimit dhe pastaj të miratohet në maj që me mujt me hy në fuqi”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat