Mbrëmë, analisti Vehbi Kajtazi kërkoi që sot të publikohen të gjitha listat e shpenzimeve të deputetëve që nga viti 2011 e tutje.
Mirëpo, në momentin që u publikuan listat, Kajtazi ndryshoi qëndrim duke thënë se listat e shpenzimeve u publikuan vetëm për ta larguar vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë.
E ndaj këtyre deklaratave të Kajtazit ka reaguar Shkëlzen Gashi.
Gashi iu drejtuar Kajtazit si një ‘analist’ i regjimit të vjetër, ku madje nuk ia përmendi as emrin.
“Tjetër herë, Kuvendi i Kosovës duhet t'i drejtohet 'analistit' si vijon:
"I dashur 'analist', listat që i kërkuat dje i kemi gati. kur mendoni se duhet t'i publikojmë?"”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Dje një 'analist' i regjimit të vjetër kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t'i publikonte listat e shpenzimeve të deputetëve që nga vitit 2011.
Sot Kuvendi i Kosovës i paska publikuar këto lista, por 'analisti' i regjimit të vjetër paska reaguar:
"Kuvendi i Kosovës i publikoi sot listat e shpenzimeve të deputetëve për ta heqë vëmendjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike".
Tjetër herë, Kuvendi i Kosovës duhet t'i drejtohet 'analistit' si vijon:
"I dashur 'analist', listat që i kërkuat dje i kemi gati. kur mendoni se duhet t'i publikojmë?"