Në Ambasadën e Zvicrës për viza kanë aplikuar 12 mijë e 118 shqiptarë të Kosovës.
Këto aplikimi u bënë në periudhën kohore tetor-dhjetor 2021.
Nga kjo ambasadë për media kanë treguar edhe kategorinë e aplikuesve dhe ndarjen me numër sipas aplikuesve.
“Gjatë periudhës tetor – dhjetor 2021 Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, e cila përfaqëson Zvicrën, Belgjikën, Francën, Austrinë, Holandën, Luksemburgun në çështjet e vizave C i ka lëshuar 11 mijë e 474 viza dhe 644 vizë kombëtare D”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.