Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mblidhet për të diskutuar për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore.
Në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Komisioni mblidhet nga ora 10:00.
Në po këtë orë edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2022.