(E plotësuar) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur sot debat parlamentar, rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se debati është kërkuar për sot, në ora 10:50.
“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në Facebook.
AAK mbledh 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë kërkesë me 40 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Burime brenda AAK-së, kanë konfirmuar për median se kjo parti opozitare ka mbledhur 40 nënshkrime.
Për të thirrur gjatë ditës së sotme një seancë për në ora 15:00.
Ndërkaq këto nënshkrime do t’i dorëzojë shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.