Haradinaj: Qeveria Kurti është mashtrim, vendimi i ZRRE-së duhet të pezullohet

Aktuale

Haradinaj: Qeveria Kurti është mashtrim, vendimi i ZRRE-së duhet të pezullohet

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:08
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit, debat i thirrur nga AAK-ja për të diskutuar lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike, Haradinaj tha se kjo Qeveri është mashtrim.

Qeveria Kurti është mashtrim. Nuk pres prej juve deputetëve të VV me pranu.

Në vazhdimësi e dëgjojmë Kurtin duke thënë po më shpërthejnë minat e kurdisura të Qeverive të kaluara. Ai ka kërkuar votën me nxjerrë popullin nga mina të kurdisura. Ky njeri po i shkel ato mina. Ky e ka ditë kush ka qeverise me Kosovën. Pse po ngritën çmimet tash në verë gati. Ku e keni liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat