Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas mesazhi që i ka ardhur nga LESCO për shtrenjtimin e rrymës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sapo pa mesazhin u bë akull, derisa pyet se a kanë para ministrat për t’ia paguar faturat, pasi ai e ka pensionin dhe i mjafton, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
KESCO
Eh, sa u inspirova me vazhdua romanin “Kaçakët” me erdhi ky njoftim, e akull u bana: a kanë pare ministrat, me pagua, se mua m’del boll pensioni?
Baba ka qenë ma zemër gjanë se unë: Hajt more se na ndihmon Zoti, thoshte!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/09/auto_273531190_2063472647150419_7098894277286386167_n1644404906.jpg)