Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krituar qeverinë Kurti, duke thënë se ata kanë mashtruat me shtrenjtimin e rrymës.
“Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
MASHTRIMET ME SHTRENJTIMIN E RRYMËS
Nuk iu desh shumë që fshehja e llogaritjes së subvencionit të dilte në pah. Rritja e çmimit real të energjisë elektrike u fsheh në llogaritarin e ZRRE-së, por që nuk zgjati shumë.
Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve.
Mos harroni se ky subvencionim do të hiqet në Dhjetor 2022, e tarifat do të mbeten edhe më tej.
Qytetarë, është koha që të tregojmë se nuk mashtrohemi. Çdo tentim për të na mashtruar është djallëzor, është i ulët!
Në këtë tabelë mund të shihni çmimet që do ju vijnë në faturë, por edhe çmimin real, ku diferenca paguhet nga ju, konkretisht nga taksat tuaja.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/09/auto_273684879_491740202317333_3208871284805460094_n1644413325.jpg)