Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ,tha se “Qeverisë së Kurthit” nuk po i interesojnë problemet e qytetarëve të Kosovës.
“Në kohën kur po debatojmë për shtrejtimin e energjisë elektrike, askush nga kabineti i qeverisë nuk është prezent.
Pra, qeverisë së “Kurthit “nuk i interesojnë hallet e popullit”, shkroi ajo.