Gjykata merr vendim për ferizajasen që tentoi ta vrasë burrin e saj

Aktuale

Gjykata merr vendim për ferizajasen që tentoi ta vrasë burrin e saj

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor kundër të pandehurës Q.B., shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj e cila masë do të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor – Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat