Ortopedi Xhemajl Selmani është rizgjedhur në krye të Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se brenda kësaj sindikate janë mbajtur zgjedhje më 12 janar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar strukturat e zgjedhura.
“Vendim me të cilin certifikohet struktura udhëheqëse, respektivisht Kryetari/ja dhe Kryesia e Sindikatës së QKUK-së nga zgjedhjet e mbajtura më 12.01.2022. Të certifikuar janë Kryetari i Sindikatës Dr. Xhemajl Selmani, 2. Nënkryetar Agron Kryeziu, 3. Nënkryetar Shkëlzen Komoni, 4. Kryetare e Forumit të Gruas – Afërdita Xhelili, 5. Kryetar i Forumit Rinor – Bekim Syla”, thuhet në njoftim.