E konfirmuar: Osmani dhe Peach takohen të enjten

Aktuale

E konfirmuar: Osmani dhe Peach takohen të enjten

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:21
Stuart Peach

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të takohet më 10 shkurt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga presidenca kanë konfirmuar se takimi mes Osmanit dhe Peach do të mbahet në orët e paradites.

Peach ka arritur arritur të mërkurën në Prishtinë pas një vizite dyditore në Beograd.

Ai pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit dhe kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë si i dërguar për Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Takime ka zhvilluar edhe në Beograd ku është është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Temë e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e emisarit britanik në Beograd dhe Prishtinë pason menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat