Pacolli: Presidentja Osmani mblodhi krerët për të diskutuar edhe njohjen e paralajmëruar nga shteti afrikan

Aktuale

Pacolli: Presidentja Osmani mblodhi krerët për të diskutuar edhe njohjen e paralajmëruar nga shteti afrikan

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Presidentja Vjosa Osmani, mblodhi krerët shtetërorë të hënën në zyrën e saj

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, po thotë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mblodhi krerët shtetërorë të hënën në zyrën e saj, për të diskutuar edhe për çështjen e njohjes së paralajmëruar ditë më parë nga një shtet afrikan.

Kështu shkruan Pacolli, ndërsa thotë se këtë po e zbulon për ”hir të transparencës” ndaj qytetarëve.

”Shumë njerëz më pyesin ( edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit.

Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar mardhënjet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona.

Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat