Avokati Gazmend Halilaj është befasuar me një shumë parash.
Atij në konto i erdhën mbi 3700 euro.
Këto para, avokati Halilaj ia ktheu mbrapa pronarit që kishte bërë transferimin.
Sipas tij, njëjtë kanë mundur të veprojnë edhe deputetët që morën para për naftë.
Avokati Halilaj kërkon që të aktivizohet Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit dhe të fillojnë ndjekjen e deputetëve që vodhën paranë publike.
Postimi i plotë:
Mbi 3700 euro më erdhen në konto gabim, dhe normal i ktheva tek pronari menjëherë.
Kanë mujt të veprojnë njëjtë edhe këta deputetët që zhvaten për 12 vjet, derisa jetonin në Prishtinë, dhe jepnin adresa në Skenderaj,,,,,.
Ku është Prokurori i Shtetit, Avokati i Popullit, shoqëria civile, që nuk fillojnë ndjekjen penale ndaj secilit që, duke përdorur pozitën vjedhë paranë publike...