Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një reagimi i kanë dal në mbështetje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila së fundi ka qenë cak i disa sulmeve të analistëve politikë dhe mediave të caktuara.
Sipas familjes Imeri, fushata ndaj Osmanit është e porositur, dhe se ajo do të dështojë.
“Fushata e ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj është e porositur.. dhe si e tillë e ndytë dhe e dështuar. Kjo fushatë e ulët që bëhet me qëllime të caktuara ndaj Presidentes, nuk do të u sjellë përfitime as atyre që kanë porositur as atyre qyqarëve që po bëjnë argatin...”, shkruan familja Imeri.
Sipas tyre, falangat e nëntokës po rrëshqasin drejt humnerës.
“Mungesa e gjarprit në Presidencë do të jetë e përjetshme, atë mund ta shihni vetëm në Hagë në vizita ose gjykime... -Nostalgjia monetare që dikur rridhte nga krimi i organizuar i drejtuar nga Hashim Thaçi dikur në shtetin e kapur, po çmontohet dita ditës... Urojmë të jeni me sabër sepse siç po lexohet; gjendjen shpirtërore e keni të rënduar, po vërtetohet se koha nuk punon më për kapot e krimit. Falangat e nëntokës po rrëshqasin drejt humnerës”, kanë shkruar në reagimin e tyre familja e Haki Imerit.