Federata Evropiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratave të Prindon Sadriut

Aktuale

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon ndaj deklaratave të Prindon Sadriut

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:10
Prindon Sadriu

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar pas deklaratave të Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ndaj gazetarëve.

EFJ nëpërmjet një shkrimi në Twitter, i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.

“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

Edhe eurodeputetja Viola von Cramon dje ka reaguar ndaj sulmeve të Sadriut ndaj gazetarëve në Kosovë. Ajo ka thënë se është duke e ndjekur nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shtojnë pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat