Avokati Tomë Gashi ka reaguar në 15 vjetorin e vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Xheladini e Balaj u vranë në protestat e 10 shkurtit 2007, derisa Gashi tha se vrasësit e këtyre dy aktvistëve të LVV-së janë policët romunë me amblema të OKB-së.
Avokati në një postim në Facebook publikoi një video nga protesta e 10 shkurtit, ku theksoi se:
“Identifikimi i policëve vrasës është bërë edhe me raportin e prokurorit amerikan Robert Dean, me të cilin raport është vërtetuar përdorimi i plumbave të gomës me afat të skaduar dhe policët romunë kanë gjuajtur me qëllim të vrasjes së protestuesve”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Qëllimet e protestës diheshin…
Vrasësit dihen, janë policët romunë me amblema të OKB-së.
Identifikimi i policëve vrasës është bërë edhe me raportin e prokurorit amerikan Robert Dean, me të cilin raport është vërtetuar përdorimi i plumbave të gomës me afat të skaduar dhe policët romunë kanë gjuajtur me qëllim të vrasjes së protestuesve.
UNMIKU- organizoi urgjentisht largimin e policëve romuë nga Kosova.
Policët vrasës romunë kurrë nuk u akuzuan, përkundrazi ata u dekoruan me medalje në shtetin e tyre.
#LAVDI
Arben Xheladini
Mon Balaj