Agim Maliqi rizgjidhet në pozitën e komisionerit për mbikëqyrjen e përgjimeve

Aktuale

Agim Maliqi rizgjidhet në pozitën e komisionerit për mbikëqyrjen e përgjimeve

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Pamje nga takimi

Gjyqtar i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi është rizgjedhur në pozitën e komisionerit për Mbikëqyrjen e procesit të Përgjimeve të Komunikimeve. 

Këshilli Gjygjësor i Kosovës (KGJK) është pajtuar që të njëjtit t’i vazhdohet mandati 4 vjeçar.

Sipas, Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, komisioneri është një mekanizëm i vendosur në kuadër të Këshillit Gjyqësor i cili bën kontrollon vjetor të ligjshmërisë së përgjimeve.

Komisioneri i raporton KGJK-së dhe Prokurorit të Shtetit në baza vjetore mbi shkeljet eventuale të identifikuara.

Tutje, në këtë mbledhje të KGJK-së janë zgjedhur edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Supreme, konkretisht Zenel Leku dhe Rrustem Thaqi, të dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Ndërsa, në kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës të Gjykatës Supreme, është zgjedhur gjyqtari Nenad Llaziq.

Mandati i gjyqtarëve të lartcekur do të fillojë nga 1 marsi 2022.

Lidhur me rekomandimin e dy gjyqtarëve për avancim në Gjykatën Supreme, anëtarja e komisionit, Teuta Ibrahimi tha se më 19 janar 2022 ka filluar intervistimi i kandidatëve për këtë pozitë dhe se ka përfunduar më 21 janar 2022.

Në këtë takim të KGJK-së, është diskutuar edhe kërkesa e gjyqtarit Nikollë Komani, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë, lidhur me caktimin në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të gjyqtarit mbikëqyrës të degës në Rahovec, gjyqtarit Ilir Rashkaj.

Mirëpo, lidhur me këtë pikë pati mendime të ndryshme nga anëtarët e Këshillit dhe të njëjtit u pajtuan që kjo pikë të tërhiqet dhe të diskutohet në një takim tjetër, pasi kërkohet një analizë më specifike

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat