Njohësi i Ballkanit kundërshton një indeks që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci: Pse s’është Kosova?

Aktuale

Njohësi i Ballkanit kundërshton një indeks që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci: Pse s’është Kosova?

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:52
Florian Bieber

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber është habitur me një indeks të demokracisë, të publikuar nga “Economist Intelligence”, divizionit të kërkimit dhe analizës të kompanisë simotër të gazetës londineze “The Economist”.

EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë.

Kjo e ka habitur analistin Bieber, i cili pyet se pse nuk është përfshirë Kosova në këtë listë dhe me çfarë baze Serbia është renditur si më e mira nga 6-shja e Ballkanit Perëndimor.

“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga EIU. Ende e injoron Kosovën dhe e rendit Serbinë më mirë duke përfshirë në procesin zgjedhor dhe pluralizmin sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar Bieber në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat