Përmes një njoftimi koalicioni qeveritar midis SPD, FDP dhe të Gjelbërve në Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj.
Sipas njoftimit, Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar këto marrëveshje.
Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj.
Në vitin 2020, i cili solli më shumë kufizime për shkak të pandemisë u kryen gjithsej 10 800 dëbime.
Ndërkohë në vitin 2019 ka pasur pothuajse 22 100 dëbime.
Rreth 400 deportime u organizuan vitin e kaluar për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të huaj nga Turqia apo Kosova.