Gazetari dhe analisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në faceook ka reaguar pas deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila në një intervistë të saj e ka mohuar se burri i saj, Prindon Sadriu i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani.
E sipas Mushkolajt, ky është edhe një skandal i presidentes Osmani.
“Skandal pas skandali! Presidentja Vjosa Osmani po mendon se jemi analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat "ndërmarrje e përbashkët kriminale". "Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha ajo për RTK’në. Presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe dimë të lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, ka shkruar Imer Mushkolaj, përcjellë “Bota sot”.