Biznesmeni në Gjermani, Gazmend Islami, njëkohësisht edhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, thotë se shtëpia e Xhafer Devës do të restaurohet.
Islami përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër edhe ndaj Veton Surroit dhe klikës së tij, për të cilët thotë se, kanë mendësi Jugosllave.
Islami tutje shkruan se, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat dhe miqtë e saj, por edhe donatorët të cilët do të ndihmojnë do të bëjmë restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.
Postimi i plotë:
Shtëpia e Xhafer Devës do të restaurohet!
Kush tjetër, përpos atyre që për gjysmë shekulli luftuan gjithçka që kishte rrënjët tek nacionalistët shqiptarë, janë po ata të njëjtit, po ato lecka që kanë filluar një betejë prapë kundër gjeniut, nacionalistit dhe njeriut i cili një jetë të tërë ia kushtoi atdheut të vet Xhafer Devës.
Kush përpos këtyre mendësive komuniste Jugosllave mund të ngreh zërin për riparimin apo restaurimin e shtëpisë muze të Xhafer Devës i cili sipas dokumentave të CIA shihet si njeriu më i çmuar dhe njeriu me intelektin më të lartë tek shqiptarët.
Kjo mendësi Jugosllave e cila është prirë sidomos prej viteve të 90-ta nga Veton Surroi dhe klika e tij, pra çdo gjë çka është me rrënjë shqiptare, çdo gjë që ka të bëjë me njerëzit që kanë luftuar për bashkim kombëtar i pengon kësaj mendësie sllave.
Ne iu bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Ksoovës, që restaurimi i shtëpisë muze të Xhafer Devës të shkoj sipas planifikimit që është bërë, sepse ajo luan rol të rëndësishëm nië historinë e popullit shqiptar.
Duhet marrur shembull edhe shtetet perëndimore siç është Gjermania, pra të gjitha shtëpitë oqofshin ato të atyre që ishin nazistë, apo të atyre që në historinë e tyre ka një të mirë për atdheun, ata i ruajnë me kujdesin më të madh dhe i restaurojnë të gjitha.
Nëse mendohet se kjo shtëpi muze nuk do të arrijë që të restaurohet e kanë shumë gabim falangat Jugosllave, sepse Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat dhe miqtë e saj por edhe donatorët të cilët do të ndihmojnë do të bëjmë këtë restaurim dhe kjo shtëpi do të ketë vendin e merituar ashtu siç i takon një shoqërie moderne, sepse Xhafer Deva është njëri ndër figurat më madhore që ka populli shqiptar dhe roli i tij është i padiskutueshëm në bërjen e një shteti shqiptar në kufijt e saj natyror.
Pra, Xhafer Deva ishte një shqiptar i madh i cili punoi tërë jetën për krijimin e Shqipërisë së bashkuar.