Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte ka folur edhe për mundësinë e njohjeve të reja për Kosovën.
Osmani në një intervistë ka thënë se do të ketë njohje, por “s’mund ta caktojë” ditën.
Madje ajo ka vazhduar duke fajësuar moratoriumin 1-vjeçar ne Uashington që sipas saj prishi punët për njohje të reja.
“Njohje do të ketë. Por s’mund ta caktoj ditën. Duhet ta kuptojmë që është bërë dëmi i madh me idenë e moratoriumit. Ka përfunduar por ka krijuar precedent sepse shtetet që I takuam kanë thënë pse nuk e vazhduat këtë deri në fund të dialogut”, ka thënë Osmani.