Osmani: Unë dhe familja ime kemi qenë të sulmuar nga propaganda

Aktuale

Osmani: Unë dhe familja ime kemi qenë të sulmuar nga propaganda

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 21:40
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka folur sonte për raportin e saj, stafit të saj dhe bashkëshortit të saj me mediat.

Ajo ka thënë se Kosova dhe rajone tjera po kalojnë në një fazë të dezinformimit.

Madje ka thënë se ajo dhe familja e saj ka qenë pre e një propagande.

“Po kalojmë në fazë të dezinformimit. Unë dhe familja ime kemi qenë të sulmuar me anë të një propaganda të tmerrshme që u dëshmua edhe e zeza në të bardhën me atë shkrimin “me i çepu”. Kanë qenë qesharake tendencat e dikujt se kinse kemi kërkuar koka gazetarësh”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për një artikull që thotë se është publikuar në vitin 2020.

“Përgjatë viteve, sulmet kanë qenë të tilla që kanë cënuar edhe sigurinë tonë në vitin 2019. Në vitin 2020 media të caktuara dhe njerëz të caktuar shkruajnë që babai i presidentes shkruajnë se babai i presidentes është ky polic serb”, ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat