Paçarizi: Matjet për Qeverinë e Kurtit duhet marrë me mirëkuptim, erdhi në pushtet në kohë të vështirë

Aktuale

Paçarizi: Matjet për Qeverinë e Kurtit duhet marrë me mirëkuptim, erdhi në pushtet në kohë të vështirë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Rrahman Paçarizi

Analisti politik Rrahman Paçarizi vlerëson se matjet e performancës së Qeverisë Kurti duhet marrë me mirëkuptim, kjo pasi dy herë erdhi në pushtet në kohë të vështirë.

“Është krijuar perceptimi se po luftohet korrupsioni dhe kjo ndalon që njerëzit të bëjnë gjëra korruptive. Kjo meritë duhet njohur Qeverisë Kurti. Edhe Qeveria Kurti I dhe II është fatkeqe, pasi u krijua në kushte të vështira. Matjen e performancës duhet marrë me një lloj mirëkuptimi, pasi ka pasur probleme të mëdha. Duhet pasur ende kohë, pasi nuk mund të them që është qeveri e dështuar”.

Paçarizi, tha se pritjet kanë qenë më të mëdha në bazë të asaj që ka proklamuar Kurti.

“Pritjet tona kanë qenë shumë të mëdha, në ato që ka proklamuar zotëri Kurti i bie që kuvendi e kontrollon qeverinë, ndërsa kjo i bie që është krejt kot. Kuvendi është inekzistent dhe gjithçka bën qeveria. Koncepti i VV-së, i proklamuar paraprakisht, ka qenë qe kuvendi e kontrollon qeverinë dhe nuk e lë të devijojë, por kjo nuk po del të jetë ashtu. Kjo është e papritur për mua dhe sjell një lloj zhgënjimi”, tha Paçarizi.

Paçarizi, mes tjerash, u tregua i ashpër me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me politikën e jashtme, duke i kritikuar se ka kohë që vendi nuk është vizituar nga ndonjë lider me peshë në arenën ndërkombëtare e as këta nuk kanë takuar liderë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat