Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen e tretë me Europol.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se me këtë marrëveshje do të thellohet bashkëpunimi.
“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga drejtoresha ekzekutive e Europol, Catherine de Bolle për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”.
“Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me Europol, nga De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”.
“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me Europol do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurt e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, ka thënë Sveçla.