Raci: Me Qeverinë Kurti kemi qasje të re ndaj dialogut, ndaloi referendumin serb për herë të parë

Aktuale

Raci: Me Qeverinë Kurti kemi qasje të re ndaj dialogut, ndaloi referendumin serb për herë të parë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 00:33
Gazmir Raci

Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci foli për qeverisjen Kurti 2, ku përmendi disa të arritura të qeverisë.

Raci fillimisht foli për menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria e filloi me zero kontrata për vaksina, e vendosi në pikën e parë në programin qeverisës, Kurti u koncentrua të arrijë rezultatin që mbi 60 për qind e qytetarëve të vaksinohen dhe ia arriti”, tha Raci.

“Ne u patëm mësuar në Kosovë që të vijnë qeveri që premtojnë 200 mijë vende pune, autostrada, por që pastaj plasin skandale një pas një”, u shpreh tutje ai.

Raci pretendoi se ka ngritje në luftën kundër korrupsionit dhe se, sipas tij, janë rreth 509 arrestime në luftën kundër korrupsionit e krimit.

“Neve na ndodhi një qasje e re ndaj dialogut, na ndodhi një qasje e re, e cila e ndaloi referendumin serb për herë të parë”, tha ai.

Krejt në fund, Raci foli për mundësinë e liberalizimit të vizave, duke thënë se kjo varet nga procesi i dialogut.

“Liberalizimi i vizave është i lidhur me dialogun, nuk ka të bëjë me statistika në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Komisioni Evropian e ka dhënë dritën e gjelbër, 100 përqind e kushteve janë plotësuar, por tani vendimi politik është i nevojshëm, gjë që varet nga përfundimi i dialogut”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat