Tradhti, skandale, korrupsion, hajni, zhvatje/ Analisti pëshkruan gjendjen e Kosovës përgjatë 20 viteve

Aktuale

Tradhti, skandale, korrupsion, hajni, zhvatje/ Analisti pëshkruan gjendjen e Kosovës përgjatë 20 viteve

Nga: M.L. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Analisti Skender Mulliqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshkruar gjendjen politike e sociale në Kosovë përgjatë këtyre 20 viteve.

Sipas tij, përgjatë 20 vjetëve nuk pati as pozitë as opozitë, por luftë për pushtet.

Mulliqi ka thënë se tradhtia, skandalet, korrupsioni, hajnitë, zhvatjet e pronës shoqërore, ishin ato që na shoqëruan gjatë gjithë këtyre viteve.

Postimi i plotë:

Pamë gjatë këtyre viteve së çfarë ishte Pozita dhe çfarë ishte Opozita. Dallimi. Në fakt nuk patëm as pozitë dhe as opozitë, patëm luftë të hapur për pushtet, e jo për shtet. I pamë së si dhe sa punuan , dhe pamë që nuk lanë fytyra të reja të ngjitën në pushtet. Dhe, nuk na ra në mend që këta së bashku të shkojnë në shtëpi. Kjo do të ishte gjëja më e mirë dhe më pozitive për Kosovën, e cila ka njerëz të zot, ka njerëz që dinë dhe dëshirojnë të punojnë mirë për shtet. Tradhtia , skandalet, korrupsioni, hajnitë, zhvatjet e pronës shoqërore.. ., na shoqëruan gjithë këto vite , duke na shtrirë përtokë. Në anën tjetër dëgjuam ”populli im” kurrë më të mirë së ne nuk do të keni, dhe mos bëni zë për të mirën tuaj. Ju shumica heshtni. Ne, nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë të humbim pushtetin. Pushteti nuk lëshohet lehtë. Erdhi në shprehje thënia e popullit” Jepi pushtet , e do të shohësh së çfarë njeriu është, apo thënia tjetër “ Pushteti është këmishë e cila hiqet nga trupi vetëm më lëkurë. No Coment, që sigurisht nuk ka domethënie të mirë…!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat