Paralajmërohet një protestë tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Aktuale

Paralajmërohet një protestë tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:33
Foto nga takimi

(E plotësuar 15:48) - Katër partitë opozitare, AAK, AKR, PSD dhe Nisma Socialdemokrate janë dakorduar për veprim të përbashkët opozitarë për organizimin e një proteste kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Pas takimit të thirrur nga PSD të premten, në të cilin munguan dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK, u tha se vetëm përmes veprimeve të përbashkëta dhe demokratike, arrihet qëllimi për shfuqizimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para gazetarëve paraqiti katër konkluzionet e arritura në takimin e përbashkët, ku pjesë ishte edhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Molliqaj: Ka pajtim që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët

“Ka dakordim të përgjithshëm për aksion të përbashkët opozitarë. Njëzëri të gjithë jemi pajtuar se duhet të kemi veprim të përbashkët, përkatësisht aksion opozitar. Kërkesat që tashmë janë në emër të të gjithëve është se të gjithë njëzëri jemi kundër vendimit që formalisht është i ZRrE-së dhe përmbajtësish është i qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Dy dhe jo pak e rëndësishme konsiderojmë të padrejtë dhe shkelje që vendimi nuk është bërë publik. Gjithë ata që e dinë një vendim i një institucioni bëhet i plotfuqishëm vetëm pasi të publikohet. Neve na është rritur çmimi i energjisë elektrike vetëm me tre rreshta dhe disa persona që po shkojnë dhe marrin pjesë në televizione pa e ditë cili është ai vendim. Tre i ftojmë edhe partitë tjera opozitare që të inkurajojnë veprimin e tyre brenda institucional drejtë shkresave në Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Katër, ka pajtim njëzëri që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët dhe sa më shpejt që është e mundshme. Por i kemi dy ditë kohë që të konsultohemi me organet që përfaqësojmë, qofshin ato sindikata apo edhe parti politike për modalitetin, datën dhe kohën e saktë të protestës”, tha ai.

Përkrahje bashkëpunimit opozitarë i dha edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Isufi: Gjendja sociale-ekonomike në Kosovë është duke rënduar

“Do të përdorim gjitha instrumentet demokratike që të arrijmë qëllimin që të ndalim këtë rritje që e ka bërë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së. Është e vërtet se gjitha çmimet e gjitha artikujve në Kosovë janë rritur, por nuk ka rritje të pagave dhe gjendja sociale-ekonomike në Kosovë është duke rënduar”, tha ai.

Ndërsa, Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, i bëri thirrje edhe dy partive tjera opozitare, PDK dhe LDK që të jenë pjesë e këtij fronti opozitarë.

Shala: Kemi biseduar edhe për mundësinë e organizimit të ndonjë proteste të përbashkët

“Nga sot do të fillojë një bashkëpunim i gjitha subjekteve politike që sot ishin të pranishme në këtë takim opozitare parlamentare dhe jo parlamentare. Por njëkohësisht u dakorduam që t’i bëjmë ftesë edhe partive të tjera opozitare parlamentare që s’kanë qenë pjesë në këtë takim...Kemi biseduar edhe për mundësinë e organizimit të ndonjë proteste të përbashkët, por për gjitha vendimet e tjera do t’iu informojmë me kohë”, tha ai.

Përfaqësuesi i AKR-së në këtë takim, Jetlir Zymberaj nuk u prononcua për medie.

Opozita e gatshme për protestë, shtrenjtimi i energjisë do të dërgohet në Kushtetuese

Partitë opozitare në Kuvend dhe jashtë saj, janë shprehur të gatshëm që në çdo mënyrë ta kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Ky përfundim ka ardhur pas takimit ndërmjet PSD-së me partitë tjera opozitare dhe shoqëria civile, të cilët shprehën të gatshëm të protestojnë për vendimin e ZRrE-së.  

Ata u shprehen të gatshëm që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate tha se në takim u diskutua për gjëra të ndryshme e në theks për shtrejtimin e energjisë elektrike.

“Ne cilësinë e përfaqësuesit të Nismas isha i pranishëm në këtë takim, ku si qëllim ishte mënyra për bashkëveprimin për vendimin që kjo qeveri e ka marr për shtrenjtimin e rrymës e që kjo çështje e ka prek qytetarin e Kosovës. Kemi biseduar për tema të ndryshme por edhe të një proteste të përbashkët”, tha Shala.

E nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ka përmendur angazhimin e opozitës për të dërguar këtë vendim në gjykatën kushtetuese

“Do t'i përdorim të gjithë instrumentet demokratike në mënyrë që ta ndalim këtë rritje që e ka bërë Qeveria në bashkëpunim me ZRrE-në”, u shpreh ai.

Kryetari i PSD-së Dardan tha se ka diskutuar edhe me dy partie tjera opozitare, PDK e LDK për një kundërshtim të përbashkët. Në lidhje me datën e saktë të protestës, Molliqaj tha se do ta vendosin pas takimit edhe me partitë tjera opozitare.

“Mund të konfirmoj se ajo kauzë e përbashkët është për të gjithë të pranishmit. Njëzëri jemi pajtuar që të kemi dakordim të gjithë një zëri për kundërshtimin e rritjes së energjisë elektrike. Ky vendim nuk është bërë publik. Neve na u është rritur çmimi i energjisë elektrike me tre rreshta. I ftojmë edhe partitë e tjera opozitare për dërgimin e shkresave në Gjykatë Kushtetuese. I kemi dy ditë kohë për modalitetin kohën dhe datën e saktë të protestës”, u shpreh ai.

“Unë i kam takuar pas shpalljës së protestës së parë dy partitë opozitare përkatësisht zonjën Çitaku dhe Lumir Abdixhikun. Unë besoj që partitë opozitarë të kenë një rol shumë më të shtuar dhe aktiv madje edhe ti prinë procesit. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së. Pakënaqësia e qytetarëve opozitar është shumë më e madhe se sa e jona”, tha Molliqaj.

Kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë: Fillon takimi i “Opozitës së përbashkët”, PDK e LDK s’marrin pjesë

Partia Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe AKR-ja janë mbledhur së bashku në një takim për ta kundërshtuar rritjen e faturave të energjisë elektrike në vend.

Në këtë takim pos partive politike po marrin pjesë edhe sindikata të ndryshme në vend, të cilët njëzëri po e kundërshtojnë shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Nga PSD të pranishëm janë kryetari i Kësaj partie, Dardan Molliqaj, Qëndron Kastrati dhe Teuta Rrusta.

Ndërkaq LDK dhe PDK partitë më të mëdha opozitare të cilat njëzëri kundërshtuan vendimin e ZRRE-së nuk ishin të pranishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat