Tahiri: Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian, s’ka përkushtim për liberalizim të vizave

Aktuale

Tahiri: Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian, s’ka përkushtim për liberalizim të vizave

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:40
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tahiri në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Qeveria nuk ka përkushtim për liberalizimin e vizave.

Tani po debatojmë me vonesë për raportin për vitin 2021. Agjenda e integrimit evropian e kësaj qeveri është në qorrsokak. Qeveria nuk e ka prioritet integrimin evropian. Ne kemi zëvendës kryeministrin që ka detyrë dialogun zero progres, dhe detyrën e integrimit e ka zero progres. Nuk kemi përkushtim për liberalizim të vizave.

Kërkohet që ligji për zyrtar të vihet në zbatim dhe nuk ka ndodhur asgjë. E vetmua gjë që po ndodh është që shefat e njësive me iu kufizuar mandatin. Ministri Sveçla ka thënë se do te vijë ligji i pagave në mars. Ka vazhduar avazi i emërimeve politike se krejt çka ka përqesh është ka e vesh”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat