Kurti tregon se kur mund të ndodhë lirimi i masave

Aktuale

Kurti tregon se kur mund të ndodhë lirimi i masave

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:52
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas donacionit të mbi 500 mijë vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar ShBA-në për donacionin.

“Më lejoni që në emër të qeverisë të falënderoj ShBA-në dhe inciativën COVAX për dhurimin e vaksinave. Për këtë jemi përjetësisht mirënjohës”, tha ai.

Kurti tha po ashtu se lirimi i masave varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve.

“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsërdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat