Veliaj pret në takim Krasniqin: Krenohem që përfaqësoni elitën në politikën e Kosovës

Aktuale

Veliaj pret në takim Krasniqin: Krenohem që përfaqësoni elitën në politikën e Kosovës

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Erion Veliaj pret në takim Memli Krasniqin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me të kadiskutuar për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e programeve për bashkëpunimin e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Krasniqi theksoi se takimet me Veliajn janë si frymëzuese, sepse ai sipas tij, është njeriu dhe politikani model, që ka vendosur standardet e larta të një kryetari Bashkie ose Komune.

“Besoj që çdo politikan, edhe veçanërisht politikanët e brezit të mesëm nuk po them të brezit të ri sepse ka më të rinj se ne, vërtetë mendoj që duhet ta ketë pikërisht këtë pikënisje, dhe pikërisht këtë qasje që të ketë pasion për punën që ne bëjmë. Unë vërtetë sot u gëzova edhe nga ajo që Erioni ka bërë në vazhdimësi, nga hapësira që e ka krijuar dhe po e fuqizon për të pasur sa më shumë shkëmbime mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërmjet të rinjve dhe veçanërisht në vitin Europian Të Rinisë që këtë vit Tirana do e udhëheqë, edhe e organizon por, edhe tek pjesa e shkëmbimeve kulturore. Gëzohem që këtë e ka pasur gjithmonë një nga angazhimet dhe prioritetet e tua.”, tha ai.

Krasniqi shtoi se edhe Prishtina si Kryeqytet homolog i Tiranës duhet ta ndjekë një qasje të tillë për ta rritur shkëmbimin dhe njohjen, si dhe për t’ju ofruar mundësinë të rinjve dhe të rejave të Kosovës dhe Shqipërisë për të punuar.

“Dua të uroj 102 vjetorin e Kryeqytetit të Shqipërisë, Kryeqytetit të shqiptarëve. Duketqë shekullin e dytë e ke filluar në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme, edhe jam i sigurt që sukseset e tua nuk do ndalen këtu. Faleminderit shumë për mikpritjen.”, tha Krasniqi.

Veliaj tha se delegacionin i PDK-së në krye me kryetarin Krasniqi, përfaqëson elitën edhe të renë në politikën e Kosovës.

“Jam i lumtur që jeni në Tiranë. Tirana jam i sigurt që është shtëpia juaj e dytë, duhet të vini më shpesh dhe të rrini më gjatë. Po mbi të gjitha e shoh si një mison të madh të lidhim të rinjtë. Ne ndoshta u lidhëm prej rastësisë, shumë prej nesh. Unë kam jetuar në Kosovë, disa prej jush në Shqipëri po nuk ka nevojë me ja lënë rastësisë.Ne mund të bëjmë një program të mirëfilltë që djemt dhe vajzat tona si në Prishtinë e Kosovë, si në Tiranë dhe në Shqipëri të lidhen nëpërmjet këtyre programeve. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer me vitin e rinisë, kemi një mundësi të shkëlqyer në Kosovë me manifestën. Kështu që angazhimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mos t’ia lëmë rastësië, po ne të insistojmë me programe të veçanta. Duke filluar që në gjimnaz, duke filluar që në universitet, në forumet e partive, në organizatat jo qeveritare, në klubet artistike ne t’i lidhim këto fije.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat