Haradinaj reagon kundër “vendimit arbitrar”, kërkon ndërhyrje urgjente

Aktuale

Haradinaj reagon kundër “vendimit arbitrar”, kërkon ndërhyrje urgjente

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërhyrje urgjente të Avokatit të Popullit për një dëm që pretendon se po shkaktohet nga “vendimi arbitrat i ZRrE-së”.

Haradinaj, tha sot se është e dyshimtë mënyra e përllogaritjes së shpenzimit të energjisë elektrike pas miratimit të tarifave të reja.

“Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca). ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë”, ka thënë Haradinaj, në një reagim në Facebook.

Kreu i AAK-së ka kërkuar vënien në lëvizje të Avokatit të Popullit.

“Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat