“More të mjerë”/ Gazmend Islami ‘godet’ Veton Surroin dhe Ramabajën

Aktuale

“More të mjerë”/ Gazmend Islami ‘godet’ Veton Surroin dhe Ramabajën

Nga: N. Sh. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 18:44
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka reaguar përsëri ndaj Veton Surroit dhe Sadri Ramabajës.

Islami i cili premtoi se do të renovojnë shtëpinë e Xhafer Devës, në reagimin e tij, shkruan se, ish-komunistët, titistët dhe enveristët pajtohen që të gjitha figurat nacionaliste shqiptare gjatë luftës së dytë ishin antikombëtare dhe kanë kryer krime.

Sipas tij, me këtë pajtohet histografia serbe dhe shqiptarët komunistë, duke akuzuar kështu edhe Veton Surroin e Sadri Ramabajën.

“A më thot dikush nga këta shpirtlig, se ku ishim ne gjatë luftës së dytë, ç’farë të drejtash patën shqiptarët, a u shtypen dhe u vranë e dogjën të gjallë nga sërbet, gjatë gjithë kohës e sidomos prej vitit 1913 e këndej!”, shkruan Islami në facebook.

Postimi i plotë:

Emri i Xhafer Devës këto ditë e polarizoj gjithë shqiptarët kudo që janë, pra tash mund t’i shohim gjithë fytyrat e vërteta se kah jemi i shoqëri!

1. Ish komunistët dhe vazhduesit e rrugës së tyre, titistët dhe enveristët pajtohen që të gjitha figurat Nacionaliste gjatë luftës së dytë ishin antikombëtar dhe kanë kryer krime!

Pra historiografia serbe dhe shqiptarë komunistë pajtohen në këto pika!

Prsh, vija Surroi- Ramabaja janë po nga këto dy rryma që i ceka më lartë!

2. A më thot dikush nga këta shpirtlig, se ku ishim ne gjatë luftës së dytë, ç’farë të drejtash patën shqiptarët, a u shtypen dhe u vranë e dogjën të gjallë nga sërbet, gjatë gjithë kohës e sidomos prej vitit 1913 e këndej!

More të mjerë, nëse e krahasojmë luftën e fundit dhe pushtimin klasik që e kishim, ne edhe me dreqin do të bashkpunonim për tu çliruar! Po ti marrim rrethanat e luftës së dytë ishin edhe shumë më të veshtira sesa lufta e fundit!

2. Mendësia komuniste, veprimet komuniste të mbjellura në familjet shqiptare, do të kalojë kohë që të largohen, shoqëria jonë do të vuajë gjatë nga e kaluara jonë!

Duhet gjykim racional dhe i drejte, duke u bazuar ne rrethanat e kohës!

Vetëm nacionalizmi e shpëton Kombin tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat