Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan “Stipe” Mesiq nesër do të vijë në Kosovë.
Kuvendi i Kosovë përmes një njoftimi për medie tregoi se, kryekuvendari Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesić”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se takimi do të fillojë në ora 11:00 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.