Kjo është historia rrëqethëse e protestuesit, në duart e të cilit vdiq Mon Balaj

Aktuale

Kjo është historia rrëqethëse e protestuesit, në duart e të cilit vdiq Mon Balaj

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:35
Nga përleshjet mes protestuesve dhe policisë mbetën të vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes

Nusret Azemi ishte pjesë e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007 kundër Pakos së Ahtisaarit.

Në ngjarjen, që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas këtij pjesëtari të UÇK-së, ndodhi diçka më e zorshme sesa lufta.

Nga përleshjet mes protestuesve dhe policisë mbetën të vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Nusret Azemi ishte afër të parit, ku ajo çfarë përjetuan të dy ishte e rëndë. Përpjekjet për ta shpëtuar Balajn nuk munguan dhe kjo dëshmohet edhe me fotografinë ku Azemi shihet teksa e mban Balajn.

Balaj, sipas Azemit, u tregua i fortë para se të jepte frymën e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat