Babai i 13 vjeçarit Elbasan Shala tha: A djali jem kuku për mua çka të paskan ba, valla këta deri të vdes s’kam me harru

Aktuale

Babai i 13 vjeçarit Elbasan Shala tha: A djali jem kuku për mua çka të paskan ba, valla këta deri të vdes s’kam me harru

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Mësuesi Hajriz Bajraj

Mësuesi Hajriz Bajraj nga Tërrnova e Skënderajt, kujton momentin kur më 11 maj 1999, ishin vrarë 12 civilë të pa armatosur në Izbicë.

Ai për “ZËRAT E LUFTËS”, ka rrëfyer momentin kur babai kishte gjetur trupin e varrë të të birit 13 vjeçarë dhe fjalët që ai i kishte thënë në atomomente.

“Me 10 maj qat ditë, janë nisë do me dalë për Rozhajë e me shku për Shqipëri. S’kanë mujtë me dalë janë kthy në Izbicë. Me 11 maj o kanë ofenzivë atë ditë hiç më pak se me 28 mars, veç se ka pas njerëz pak, a di s’ka mujtë me u vra njerëz shumë se ka pasë njerëz pak. Edhe ishin hi ata të ngratët të lodhun e çkyem të mbathurat e krejtë, ishin hy në një çoshe të malit në Izbicë me hangër bukë me do kepë e me do i kishin qitë përpara.

Këta shkiet ka pas prej tyre që e kanë ditë edhe gjuhën, shqip folshin mirë, e kanë ditë se po lehin qentë e kanë ditë që dikush është në mal. Thotë dilni se po ju shohim, ata dalin 12 qashtu dathun prej malit edhe i kanë pushkatu te Xhemajlovit, 12 përnjëherë. Aty ka pasë prej 13 vjeçe e përpjetë, edhe tanë kanë qenë rreth i ngushtë familjar, babë me djalë mixhë e djem, dajë e nip, tanë rrethi i ngushtë familjar.

Bile një se harroj tektej të vdes, erdh baba i tin ai Dërvish Shala i Burojës, e gjet djalin e vet Elbasan Shala 13 vjeçar a tha djali jem kuku për mua çka të paskan ba, valla këta tektej të vdes s’kam me harru qaq si e kam ni shpirtnisht keq e kam ni”, rikujton Hajriz Bajraj detaje nga ditët tragjike, kur Izbica u la me gjakun e civilëve të pafajshëm e të pa armatosur shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat