Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Aktuale

Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se për një ditë në Kosovë janë dhënë 1 mijë e 433 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

“Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat